Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, në ndihmë zjarrfikëse nga Ulqini, Tivari, Lezha dhe Malësia e Madhe
Për zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu tregun e rrobave të përdoruara dhe disa banesa në Shkodër, ka reaguar edhe kryebashkiaku Benet Beci. Në një postim në Facebook, ai shprehet se është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, ndërkohë që kanë mbërritur zjarrfikëse nga Malësia e Madhe, Lezha dhe Ulqini.
“Të gjitha strukturat e Bashkisë të angazhuara kundër zjarrit të rënë para pak minutash në tregun e rrobave të përdorura në Qafë Hardhi.
Është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, teksa zjarrfikëset vijojnë punën e në ndihmë të tyre janë nisur mjete nga Malësia e Madhe e Ulqini. Fatmirësisht dëmet janë veç materiale”, shkruan Beci.
Mjetet zjarrfikëse nga Ulqini, Tivari, Lezha dhe Malësia e Madhe kanë mbërritur në vatrën e zjarrit. Për pak minuta mbërrin helikopteri i emergjencave civile i cili u kërkua nga Kryetari i Bashkisë për neutralizimin e vatrës së zjarrit.