Zjarri në “Trepçë”, lë Mitrovicën pa energji elektrike

22 janar 2019 | 13:37

Sot rreth orës 12:00 ka filluar të digjet një trafo brenda objektit të “Trepçës”, që është edhe në pronësi të kësaj ndërmarrje.

Të njëjtën kohë është këputur linja 110 kV e KOSTT-it në Mitrovicë. Kjo ka bërë që Mitrovica të jetë pa energji elektrike.

“KEDS ka dërguar menjëherë ekipet në vendin e ngjarjes, për ku është nisur edhe menaxhmenti nga Prishtina për t’u dalë në ndihmë këtyre ndërmarrjeve që të tejkalohet sa më shpejtë kjo situatë.  KEDS ka arritur të rikthejë energjinë elektrike për rreth 2/3 e konsumatorëve të Mitrovices, duke e kaluar furnizimin nga linjat që vijnë nga Vushtrria, ndërsa nuk ka alternativë për konsumatorët që furnizohen nga “Trepça”,  dhe linja e KOSTT-it në Shupkofc, përkatësisht një pjesë e Mitrovicës dhe fshatrat afër, nga Mitrovica në drejtim të Vushtrrisë”, është thënë në njoftimin e KEDS-it.

Lajmin për djegie e ka konfirmuar menjëherë për “Epokën e re” edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri.

Ai ka thënë se nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk ka punëtor të lënduar.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se…