Zjarri përfshin malet në fshatrat e Gjakovës (Foto)

26 tetor 2018 | 22:26

Një zjarr i madh i ka përfshirë pjesët malore të disa fshatrave të Gjakovës gjatë orëve të mbrëmjes.

“Kallxo,com”, mëson se zjarri ka përfshirë pjesë të fshatrave Zhub, Meqë e Koshare.

Ekipet e zjarrfikësve dhe Policia janë në vend të ngjarjes por mësohet se zjarrfikësit po ballafaqohen me problemin e qasjes me kamionë në vatrën e zjarrit për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

“Kallxo.com”, ka siguruar fotografi gjatë operacionit të përballjes së ekipeve të zjarrfikësve me flakët: 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, mori pjesë në…