Zjarri përfshinë jugun e Shqipërisë
31 korrik 2021
| 09:09
Prej disa ditësh zjarret dhe tymi kanë përfshirë jugun e Shqipërisë, ku flakët kanë djegur qindra hektarë pyje, por më problematike situata paraqitet në Tragjas dhe Karaburun, ku flakët janë riaktivizuar duke djegur sërish sipërfaqe të tëra.
Në Ksamil, rrezikohet edhe zona e banuar. Një tjetër vatër zjarri u aktivizua gjatë mbrëmjes së djeshme në Malin e Milesë.
Aktualisht sipërfaqe të tëra janë duke u djegur në pika të ndryshme ,ndërsa në Karaburun zjarri po i afrohet parkut të Llogarasë.
Zjarrfikësit po luftojnë me mjete rrethanore dhe në kushte mjaft të vështira që të vënë në kontroll vatrat e zjarrit.
Situatë problematike duket edhe në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier.