Zjarri rrënon 20 shtëpi në Santa Barbara
08 korrik 2018
| 12:21
Rënia e temperaturave do të sjellë lehtësim për zjarrfikësit që po luftojnë me zjarrin që ka përfshirë Kaliforninë, por rënie nuk do të ketë deri në fund të javës së ardhshme, ka deklaruar Shërbimi Kombëtar i Motit.
“Duke filluar nga e hëna, do të kemi një rënie të ngadaltë”, ka thënë Jim Hayes.
“Sot do të jetë një ditë e nxehtë dhe e thatë”, ka thënë ai, duke theksuar se sa e vështirë do të jetë kjo fazë për fikjen e zjarrit, raporton “Rel”
Banorët e Santa Barbara kanë shpallur situatë të jashtëzakonshme, pas shkatërrimit të 20 shtëpive nga zjarri, duke shtyrë banorët të evakuohen.
Rreth 2 000 njerëz ikën nga shtëpitë e tyre si dhe mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike.