Zjarri shkatërron mijëra kilometra katrorë të pyjeve në Rusi
29 prill 2018
| 11:32
Qendra Federale e Zjarrit Pyjor të Rusisë ka njoftuar më 29 prill që më shumë se 70 zjarre kanë shkatërruar rreth 1,870 kilometra katrorë të zonës pyjore në 24 orët e fundit në lindje të territorit rus.
Kjo qendër ka njoftuar se situata më e vështirë ka qenë në rajonin Amur.
Zjarre janë raportuar edhe në rajonet, Primorsky dhe Khabarovsk.