Zjarri shkatërron më shumë se 700 shtëpi në Kaliforni

23 dhjetor 2017 | 12:29

Një zjarr i madh ka shkatërruar më shumë se 700 shtëpi në Kaliforni tashmë është regjistruar si më i madhi në historinë e këtij shteti.

I quajtur zjarri Thomas ka djegur më shumë se 1 mijë km katrorë, një zonë më e madhe se qyteti i New Yorkut, Brukselit dhe Parisit të mbledhura bashkë.

Flakët përfshinë Santa Paulan më herët në dhjetor dhe lëvizën drejt brigjeve në perëndim, një nga zjarret më të mëdha të muajve të fundit në Kaliforni.

Mijëra zjarrfikëse kanë luftuar me flakët për t’i vënë nën kontroll. Studiuesit thonë se ngrohja globale dhe shpërndarja e ndërtimeve në zona të egra kanë kontribuar në rritjen e numrit të vatrave të zjarrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja shqiptare në OKB nuk është ftuar në festën e…