ZKA dhe Fakulteti Ekonomik ofrojnë mundësi për praktikë profesionale për studentët e Fakultetit në fushën e auditimit të jashtëm

21 shkurt 2025 | 14:45

Thirrja për praktikë profesionale në fushën e auditimit të jashtëm vjen në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit lidhur ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe përbën mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e aftësive profesionale të studentëve.

Praktika tremujore iu mundëson atyre të angazhohen në proceset e auditimit të jashtëm në sektorin publik, duke kontribuar kështu si pjesë e ekipeve audituese dhe aplikuar njohuritë tashmë të fituara përgjatë studimeve.

Përmes kësaj iniciative, ZKA-ja synon të avancojë njohuritë e studentëve në auditimin publik dhe të theksojë rëndësinë e auditimit në forcimin e llogaridhënies dhe transparencës në institucionet publike. Prandaj, ftohen studentët e Fakultetit Ekonomik të aplikojnë për këtë mundësi në uebfaqen e fakultetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka shënuar 17-vjetorin, duke festuar…