ZKA-ja dhe Thesari intensifikojnë bashkëpunimin për ngritjen e kapaciteteve të auditorëve
Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Thesari i Kosovës si institucione partnere dhe me objektivë të përbashkët në fushën e financave publike janë duke realizuar mbajtjen e trajnimit për modulin “Pamje dhe Raportim në Sistemin Informativ të Menaxhimit të Financave të Kosovës”.
Me qëllim të avancimit të njohurive dhe kompetencës profesionale në përdorimin e sistemit Informativ të Thesarit, auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit janë duke ndjekur trajnimin modulin “Pamje dhe Raportim në Sistemin Informativ të Menaxhimit të Financave të Kosovës” ku po diskutohen në detaje temat: Shikimi i transaksioneve (obligimet pa prokurim, kërkesë zotimi për blerje, urdhër blerje, pranim i mallrave, shpenzime, të hyra dhe pasuri) të regjistruara në SIMFK nga zyrtarët përkatës; Procesi i Aprovimit të Obligimeve pa Prokurim, Kërkesave për Blerje dhe Pranimit të Mallrave si dhe Procesi i Aprovimit Masiv të Kuponëve të Shpenzimeve.
Ky trajnim po mbahet në disa grupe dhe do të zgjasë disa javë.