ZKA-ja paralajmëron auditim për KEK-un
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga kryetarja Hykmete Bajrami, u shqyrtua plani vjetor i auditimit për sezonin 2022-2023.
Me këtë rast, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, gjatë prezantimit të këtij plani, ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit planifikon që gjatë kësaj periudhe të auditojë 134 raporte të auditimit, ndërsa shpalosi ato në detaje.
Spanca mes tjerash ka thënë se ZKA-ja mund të realizojë këtë detyrë në mënyrë efikase.
Sipas saj, do të jenë edhe 11 auditime financiare të pajtueshmërisë, duke shtuar se do të ketë auditime të komunave, fondeve të donatorëve, ndërmarrje publike, etj.
Mirëpo, sipas saj, gjatë kësaj periudhe do të auditohet për herë të parë edhe KEK-u.
Plani vjetor i auditimit për sezonin 2022-2023, mori mbështetjen e anëtarëve të Komisionit.