ZKA-ja renditet në mesin e 17 institucioneve supreme të auditimit me pavarësi të lartë në botë

09 gusht 2021 | 12:26

ZKA-ja renditet në mesin e 17 institucioneve supreme të auditimit me pavarësi të lartë në botë Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, ka mirëpritur gjetjet e raportit të Bankës Botërore lidhur me pavarësinë e Institucioneve Supreme të Auditimit, duke nënvizuar se kjo e arritur e madhe është rezultat i punës profesionale dhe përkushtimit të personelit, përkrahjes nga publiku kosovar dhe ndihmës së partnerëve ndërkombëtar.

Përfundimisht, shembulli i Zyrës Kombëtare të Auditimit është mesazhi më i qartë se Republika e Kosovës ka kapacitete për të ndërtuar institucione kredibile në rang botëror.

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës është renditur në mesin e Institucioneve Supreme të Auditimit që gëzojnë pavarësi të lartë në botë.

Raporti i Bankës Botërore “Indeksi i Pavarësisë së Institucioneve Supreme të Auditimit”, ka listuar ZKA-në në mesin e 17-të Institucioneve Supreme të Auditimit të cilat kanë pavarësi të lartë.

Rezultatet e këtij raporti, tregojnë se Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës dhe ajo e Kroacisë qëndrojnë më mirë se institucionet homologe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa i përket pavarësisë institucionale.

Ky vlerësim ka përfshirë 118 vende të botës dhe është bazuar në 10 indikatorë të pavarësisë, bazuar në standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira: Kushtetuta dhe korniza ligjore, transparenca në emërimin e kreut të ISA-ve, pavarësia financiare, llojet e auditimit, pavarësia operacionale, pavarësia e stafit, mandati i auditimit, pavarësia në fushëveprimin e auditimit, qasja në të dhëna dhe informata, të drejtat dhe përgjegjësitë në raportet e auditimit.

Sipas, raportit vetëm 2 nga 118 vende u vlerësuar me 10 pikë, pra me pavarësi shumë të lartë, 17 vende kishin pavarësi të lartë; 33 vende kishin pavarësi thelbësore; 37 vende kishin pavarësi të kënaqshme dhe 29 vende kishin pavarësi të ulët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Problemet po rriten për Barcelonën. Trajneri Ronald Koeman nuk do…