ZKA: Përcaktimi i tarifave për shërbimet publike nuk është bërë sipas kritereve

30 janar 2020 | 17:48

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka bërë publik raportin e performancës për projektin “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”.

Raporti konstaton se pavarësisht progresit të arritur nga rregullatorët në procesin e përcaktimit të tarifave, ka disa mangësi që ndikojnë në saktësinë e tarifave të aprovuara dhe të cilat rrezikojnë që tarifat të mos jenë drejtë të përcaktuara. “Po ashtu gjatë procesit të përcaktimit të tarifave, Rregullatorët nuk kanë arritur të sigurojnë transparencë të mjaftueshme si dhe vendosje plotësisht të drejtë dhe të saktë të tarifave”, është thënë në raportin e ZKA-së.

Raporti thekson se Rregullatorët dhe ofruesit e shërbimeve publike nuk kanë zhvilluar një proces të identifikimit të sasisë së konsumuar të shërbimeve nga konsumatorët të cilët janë të liruar nga pagesa e shërbimeve publike për t’u kompensuar nga autoritetet përkatëse.

“Edhe përcaktimi i kostove operative, kostove kapitale dhe koeficienteve tjerë të rëndësishëm financiarë nuk aprovohet plotësisht bazuar në analiza përkatëse dhe të dokumentuara me sqarime të mjaftueshme dhe të qarta. Parakushtet procedurale dhe teknike gjatë procesit për përcaktimin e tarifave nuk sigurojnë një pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve dhe shoqërisë civile në aktivitetet e konsultimeve publike, qasje e cila ka rezultuar në një situatë ku konsultimet publike – pjesëmarrja e publikut në përcaktimin e tarifave në përgjithësi, është shumë e kufizuar”, është theksuar në raport.

Sipas ZKA-së, ky auditim kishte për qëllim vlerësimin se sa efektiv është sistemi i përcaktimit të tarifave të shërbimeve publike dhe njëkohësisht të identifikojë boshllëqet dhe vlerësojë nëse procesi i përcaktimit të tarifave për shërbimet publike është bërë sipas kritereve të matshme dhe në përputhje me shpenzimet reale dhe relevante.

Zyra Kombëtare e Auditimit i rekomandon autoritetet përgjegjëse që të zhvillojnë tutje dhe të implementojnë drejtë dhe me saktësi metodologjinë për përcaktimin e tarifave duke siguruar se konsumatorët e shërbimeve publike paguajnë tarifa të shërbimeve publike të vendosura saktë dhe drejtë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I nominuari për kryeministër, Albn Kurti ka bërë kërkesë për…