Zogaj falënderon Tahirin për dhurimin e 5 mijë eurove për mirëmbajtjen e kompleksit ‘Adem Jashari’
11 qershor 2020
| 13:28
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK), Bislim Zogaj, ka pritur në takim ish-deputetin Labinot Tahiri, të cilin e ka falënderuar për dhurimin e donacionit me vlerë prej 5 000 eurosh nga fondacioni i tij, për mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
“Pra, këto mjete do të shfrytëzohen nga AMKMK-ja për nevojat e këtij kompleksi. Përveç kësaj, Tahiri shprehi gatishmërinë e tij për të ndihmuar edhe në raste tjera që kanë të bëjnë me dëshmorët e Kosovës. Përmes këtij donacioni, Fondacioni Humanitar – Labinot Tahiri nderoi historinë heroike të këtij kompleksi”, ka njoftuar AMKMK-ja, raporton “Epoka e re”.