Zogaj i replikon Muratit për rritjen e numrit të të punësuarve: Janë regjistruar për t’i marrë subvencionet e pandemisë
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj i ka replikuar në rrjetin social Twitter ministrit të Financave, Hekuran Muratit rreth disa shifrave të rritjes së numërit të të punësuarve në tri vitet e fundit që ministri i publikoi sot.
Pretendimet e Muratit janë se për tri vite, në Kosovë janë punësuar mbi 60 mijë kosovarë.
Sipas shifrave të Muratit, në muajin maj të vitit 2019 kanë qenë të punësuar në Kosovë 318,610 persona, ndërsa në maj të vitit 2022 382,861 të punësuar.
Ndërsa, nënkryetari Zogaj i ka thënë ministrit se këta punëtorë janë regjistruar për t’i marrë subvencionet e pandemisë dhe i ka bërë thirrje ministrit që t’i publikojë shifrat e sakta se sa vende të punës janë hapur në vitin 2021.
“Këta janë të gjithë punëtorë të regjistruar për t’i marrë subvencionet e pandemisë! Sa është punësimi real Z. Ministër? Sa vende të reja pune janë hapur në vitin 2021? #Jobs”, ka shkruar Zogaj.