Zogaj: Kurti është në kërkim të Asociacionit të Thaçit, por kjo më nuk është e mundur
17 nëntor 2023
| 13:59
Analisti Petrit Zogaj, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është në kërkim të projekteve të ish-kryeministri Hashim Thaçi në procesin e dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se kryeministri Kurti është në kërkim të Asociacionit që dikur Hashim Thaçit e pranuar në parim.
Në këtë kontekst, Zogaj ka thënë se një gjë e tillë është e paarritshme.
“Kryeministri Kurti është në kërkim të Asociacionit që Thaçi e kishte pranuar në parim. Por siç duket, kjo jo me që s’është e mundur, por Kurti tashmë edhe sikur të kërkonte zbatimin e idesë se shkëmbimit të territoreve, prapë ide e Thaçit, nuk do të jetë në gjendje që ta bëjë. E gjithë kjo fal gjenialitetit të tij të negocimit”, ka shkruar Zogaj në “Facebook”.