Zogaj: Me e mbështet dakordesinë e Ohrit duhesh me qenë i përfshirë në afera korruptive
21 mars 2023
| 16:56
Analisti Petrit Zogaj, ka kritikuar mbështetësit e dakordimeve të Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se për ta mbështetur këtë marrëveshje duhet me i plotësuar dy kushte.
Ai në “Facebook”, ka shkruar se njeri nga kushtet është me qenë i përfshirë në afera korruptive për ndërtime pa leje.
“Duhesh me i plotësuar dy kushte që me e mbështetë dakordesinë e Ohrit: duhesh me qenë i përfshirë në afera korruptive për ndërtime pa leje, potencialisht nen hetime dhe duhesh me punësuar ndonjë familjar në qeveri. S’po shoh mbështetje më parimore”, ka shkruar Zogaj.