Zogaj: Ministri Vitia sqaroi gjithçka, vaksina nuk do të vijë si shpejt
Analisti Petrit Zogaj, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sqaroi se vaksina Pfizer nuk do të arrijë së shpejti në Kosovë.
Ky reagimi i Zogajt erdhi pasi ministi Vitia nuk arriti t’i siguroj qytetarët se vaksina Pfizer do të vijë në Kosovë.
“Ministri Vitia sqaroi gjithcka, vaksina s’e ka ne mendje me ardhe si shpejt. Keshtu qe, neser, me mengjes, sa me heret mundesisht, me u nise per Durres, Shengjin e Tirane. Do mundeni me shku edhe ne Kajave, Lezhe e Gjirokaster per fushate. Ka gjase qe e takoni edhe Arbenin dikund, mundeni me ia vazhdu pyetjet per vaksinat”, ka shkruar Zogaj.
Para pak minutash, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me vaksinën anti-Covid, ku tha se është i pavërteta lajmi i publikuar në Gazetën Insajderi për mos nënshkrimin e kontratës me kompaninë me Pfizer.
Vitia nuk dha asnjë kundër argument për të treguar se pse ky lajm nuk është i vërtetë, ai madje nuk dha dhënë asnjë detaje për negociatat qe është duke i bërë me kompanin Pfizer, duke u arsyetuar se të njëjta janë konfidenciale.