Zogaj ndan drejtësinë në ndeshjen Francë – Bosnjë e Hercegovinë

01 shtator 2021 | 16:17

Gjyqtari nga Kosova me pasaportë zvicerane, Bekim Zogaj do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Francë – Bosnjë e Hercegovinë.

Ndeshja luhet sonte në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katar 2022”.

Zogaj do të jetë gjyqtari anësor në këtë sfidë të rëndësishme për Francën e cila ende është duke vuajtur nga paraqitja jo e mirë në Kampionatin Evropian ku u eliminua 1/8 e finales nga Zvicra.

Bekim Zogaj në Zvicër cilësohet si një nga gjyqtarët më të mirë, kjo edhe po bën që UEFA zakonisht ta delegojë në ndeshjet kryesore, qoftë në ndeshjet për klube qofte për kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legia e Varshavës ka kompletuar transferimin e yllit Lirim Kastrati…