Zogaj në Ligën e Kampionëve për ndeshjen Rosenborg – Celtic
Gjyqtari i njohur nga Kosova, Bekim Zogaj, do të ketë edhe një përvojë të re në garën elitë të klubeve evropiane në futboll, Ligën e Kampionëve.
Zogaj është caktuar të jetë asistenti i parë në ndeshjen e rrethit të dytë kualifikues në mes të Rosenborgut (Norvegji) dhe Celticit (Skoci). Takimi do të zhvillohet më 1 gusht në “Lekerndal Stadium” të Trondheim në Norvegji.
Ndeshjen e parë e kishte fituar Celtic 3-1, ndërsa kjo nuk është hera e parë që Zogajt i besohet ndarja e drejtësisë në këtë nivel garash. Bekim Zogaj jeton dhe ushtron aktivitetin në Zvicër, e disa herë ka qenë në Kosovë për ta ndarë përvojën e tij me kolegët nga Kosova. Ai do të jetë në Kosovë nga 4-11 gushti në seminarin e radhës për gjyqtarët e futbollit.
Gjyqtari nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, drejtoi me sukses sfidën Barcelona – Manchester City për të rinj.