Zogaj: Nëse vazhdon kështu Gërvalla, Serbia s’ka shumë nevojë me angazhu ministrin e vet kundër Kosovës

15 prill 2021 | 20:50

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka shkruar për performancën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, duke thënë se duhet angazhuar njerëz për t’ia redaktuar fjalimet e saj.

Ai thotë se Serbia sd’o të ketë nevojë për angazhim të tepër, nëse ministrja jonë vazhdon kështu.

‘’I di me se paku 10 njerez, qe kishin me punu pa pare dhe qe kishin me ia shkru e redaktu fjalimet ministres se jashtme te Kosoves. Ndryshe, nese vazhdon me performu keshtu ministrja jone, sikur keto dite, Serbia s’ka shume nevoje me e angazhu ministrin e vet te jashtem kunder Kosoves’’.

Kujtojmë që në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit, Gërvalla tha se ‘populli votoi për t’u çliruar nga krimi e korrupsioni’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një deklaratë e hoxhës Shefqet Krasniqi bëri bujë të madhe…