Zogaj: Performanca e Konjufcës në Kuvend me Listën Serbe u shërben paralelisht të dyja subjekteve
Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar lidhur me situatën që u krijua sot në Kuvend, ku Kryeparlamentari Glauk Konjufca u kërkoi deputetëve të Listës Serbe që të largohen nga salla e Kuvendit, ku kishin shkuar të nënshkruheshin që të mos i humbnin mandatet. I revoltuar, Konjufca edhe e ndërpreu seancën, duke e cilësuar këtë si provokim.
Sipas Zogajt, ‘performanca e Konjufcës në Kuvend me Listën Serbe u shërben paralelisht të dyja subjekteve’. Ai thotë se VV’ja do ta shfrytëzojë këtë deklaratë për të kërkuar vota tek mbështetësit e saj, e Lista Serbe tek serbët lokalë, shkruan Reporteri.net.
“S’ka pike dyshimi qe performanca e Konjufces ne Kuvend me Listen Serbe u sherben paralelisht te dyja subjekteve. LV do te citoje tash deklaraten e Konjufces tek mbeshtetesit e vet, ndersa Lista Serbe tek serbet lokal. Te dyjat keto subjekte do te kerkojne vota mbi kete farsen e armiqesise ne mes tyre”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Konjufca iu drejtua deputetëve të Listës duke iu thënë që të kenë turp që kanë ardhur sot në seancë pasi siç tha ai “E luftoni Republikën e Kosovës e sot vini këtu që të merrni pjesë në seancë, turp të keni”.