Zogaj: Prishtina në krizë nëse s’votohet buxheti, Qeveria me qasje totalisht bllokuese

13 tetor 2024 | 11:11

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka paralajmëruar se nëse buxheti për vitin 2025 nuk votohet sipas afateve ligjore kryeqytetit do të ketë krizë buxhetore.

Zogaj ka sqaruar se me mosvotimin e buxhetit deri në dhjetor Prishtina mund të humbasë një pjesë të fondeve që vijnë nga Ministria e Financave dhe se Kuvendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Është e saktë që kishim dy seanca të jashtëzakonshme për ta votuar buxhetin e vitit 2025, por të dy seancat dështuan në mungesë të kuorumit, sepse partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK lëshuan sallën dhe si rezultat e pamundësuan votimin e buxhetit. Tani jemi në muajin tetor dhe nëntor që janë muajt kyç për ta votuar buxheti, për ndryshe ne kemi kaluar në afatin shumë të rëndësishëm që ishte 30 shtatori i vitit 2024”.

“Kemi edhe pak kohë përpara për ta votuar buxhetin, por nëse nuk e votojmë deri në dhjetor atëherë veçse hyjmë në një krizë buxhetore të Prishtinës. I ka dy pasoja, i pari është humbim një pjesë të fondeve mundemi të vijmë deri tek ai vendim nga Ministria e Financave dhe e dyta nëse nuk votohet buxhetin edhe më tutje, atëherë mundet të shkoj asambleja në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Zogaj.

Nënkryetari theksoi se qasja e nivelit qendror ndaj kryeqytetit ka qenë totalisht qasje bllokuse dhe nuk ka pasur mbështetjet financiare.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme,…