Analisti Petrit Zogaj, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, ka renditur dështimet e pushtetit aktual pas publikimeve të pulsit publik, e të cilën analisti e quan rrëshqitje nga trutë kaq e madhe, nuk është parë në 3 dekadat e fundit.
Zogaj rëndit dështimet e Qeverisë aktuale duke filluar nga sanksionet e BE-së, e deri në izolimin e Kryeministrit, të cilin ai thot se nuk e fton askush e askush nuk i vjen me vizitë.
“Buke, kripe dhe spektakel.
1. Kosova eshte nen sanksione nga BE per me shume se 1 vit.
2. Ne 4 vite, vendin nuk e ka njofte asnje shtet.
3. Vetem para pak muajsh u humbe mundesia per me u anetaresu ne KE. Nuk eshte anetaresuar ne asnje organizate nderkombetare ne 4 vitet e fundit.
4. Raportet e Kosoves me ShBA janë nivelin me te ulet te mundshem.
5. Kosova i ka komplikuar raportet shteterore me te gjithe fqinjet duke nderhyre ne zgjedhjet e brendshme. Me Shqiperine nuk ka kurrfare komunikimi me.
6. Kryeministri i vendit eshte izoluar nderkombetarisht-nuk ftohet nga askush, nuk i vjen askush me vizite.
E ne anen tjeter, qytetaret e Kosoves, sipas pulsit publik, mendojne qe Kosova eshte ne rruge te drejte. Kjo rreshqitje nga trute kaq e madhe nuk eshte pare ne 3 dekadat e fundit”, shkruan Zogaj.