Zogaj: Tashmë është e qartë që VV-ja është një organizatë mafioze
Për kryeministrin Albin Kurti, Zogaj tha se ‘duket i përmbajtur në publik si shef i mafias’.
“Si rregull, shefi i mafias në publik duket i qetë dhe i përmbajtur. Ndërkohë që, varësit e tij duhet me qenë brutal, të dhunshëm dhe njerëzit që kryjnë punët e pista ne terren.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:
Tashme eshte e qarte qe LV eshte nje organizim mafioz, qe per fatin e keq ka edhe pushtetin politik ne vend.
Si rregull, shefi i mafias ne publik duket i qete dhe i permbajtur. Nderkohe qe, varesit e tij duhet me qene brutal, te dhunshem dhe njerezit qe kryjne punet e pista ne terren.
Keshtu eshte dhe me kete mafian qe eshte aktualisht ne pushtet ne Kosove. Njerezit poshte Kurtit, jane ata/o qe implementojne ato qe ai u jep si detyra te dites. Dikush ka me shume pushtet, e dikush me pak. Dikush vendose se kur ndalen rryma e kur vjen, kush behet drejtor ne RTK e kush jo, kur falen borxhet dhe kujt me saktesisht. Ndersa dikush tjeter ka me pak pune-si vjen fjala mirembajtja e raporteve me kriminel-si puna e Radojciqit.
Edhe ne sistemet me te brutale mafioze, padyshim qe dikush perfiton nga mirembajtja e kesaj gjendjeje dhe se ka njerez qe e mbrojne me cdokusht sistemin.
Kjo po ndodhe edhe ne Kosove. Ka njerez qe levizjet mafioze te nje ambasadori mbrohen me fanatizem. Urdherat politik te nje kordinatore ndaj shefit te KEK-ut interpretohen si kujdesje. Komunikimet me kriminel ne kerkim nga drejtesia i shohin si domosdoshmeri per koordinim ne Kuvend. Emerimet ne RTK i mbrojne si veprime per ckapje te institucioneve, e faljen e borxheve si rivleresime raportesh.
I gjithe zingjiri i kesaj organizate mafioze eshte ne sherbim te udheheqesit te saj. Secili e secila ne sherbim te eprorit te tij e saj.