Zogaj viziton ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë: Lum Kosova që i ka këta burra!
Ish-i burgosuri politik, Bislim Zogaj, ka vizituar në Hagë ish drejtuesit e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.
Gjatë qëndrimit tim treditor në Hagë, Zogaj ka vizituar ish bashkëluftëtarët, Hashimi Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin.
“Në takim me secilin prej tyre pash përgatitjen e tyre shpirtërore për tu ballafaquar me çfarëdo sfide që është në të mirën e atdheut – edhe një herë u binda se luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e bëmë me njerëzit më të qëlluar të vendit për t‘ia sjell lirinë Kosovës”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.
(Në foto së unë bashku me bashkëshorten time Shpresën, Sala Berisha-Shalën, Ermal Shalën dhe Betim Berishën)
Postimi i plotë i tij:
Gjatë qëndrimit tim tre ditor në Hagë vizitova ish bashkëluftëtarët, Bacin Jakup, Hashimin, Kadriun, Rexhepin, Nasimin dhe Hysniun. Në takim me secilin prej tyre pash përgatitjen e tyre shpirtërore për tu ballafaquar me çfarëdo sfide që është në të mirën e atdheut – edhe një herë u binda se luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e bëmë me njerëzit më të qëlluar të vendit për t‘ia sjellur lirinë Kosovës.
Pavarësisht që kjo gjykatë po tenton padrejtësisht ta njollosë UÇK-në dhe përmes saj ta kontestoj pavarësinë e Kosovës, e cila është fryt i luftës së UÇK-së, ata ndiheshin të privilegjuar që janë pikërisht këta që do ta mbrojnë edhe një herë lavdinë e kësaj ushtrie të shenjtë. E kush më mirë e më me kompetencë se Jakupi, Hashimi, Kadriu dhe Rexhepi do ta mbronin të drejtën, pastërtinë dhe lavdinë e UÇK-së?!
Ashtu sikur në vitet e 90-ta kur pata fatin t‘i njoh, ata edhe tani nuk mendonin për veten dhe familjet e tyre por mendonin për Kosovën. Në përshëndetjen tonë: „Mirupafshim sa më shpejtë në Kosovë“, përshëndetja e tyre ishte: „Për ne nuk është e rëndësishme ardhja sa më e shpejtë në Kosovë, por e rendësishme është që në fund të fitoj drejtësia“.
Prandaj, nga zemra e them: lum Kosova që i ka këta burra!
(Në foto së bashku me bashkëshorten time Shpresën, Sala Berisha-Shalën, Ermal Shalën dhe Betim Berishën)