![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/visar-zogiani.jpg)
Zogiani ndahet me Bashkimin
30 janar 2020
| 12:23
Futbollisti i mirënjohur, Visar Zogiani është larguar nga KF Bashkimi nga Koretini.
Mesfushori që ka luajtur për shumë klubeve në Kosovë i ka uruar suksese kësaj skuadre, por nuk e ka zbuluar të ardhmen.
“Ju njoftoj se më nuk do të jem pjesë e KF Bashkimi nga Koretini. Falënderoj kryesinë, trajnerët, bashkëlojtarët, tifozët dhe gjithë fshatin Koretin për mbështetjen që më bënë për aq kohë sa isha pjesë e tyre. Klubit i uroj sukses në arritjen e objektivit”, ka thënë Zogiani.
/Epoka e re/