Zogiani, Thaçit: ‘Kurti me grupin e tij’ janë qeveri e Kosovës
26 maj 2020
| 14:10
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka reaguar ndaj deklaratës se presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se “ka ardhur koha që Kurti dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë”.
Zogiani ka thënë se Kurti me grupin e tij janë në fitues të zgjedhjeve dhe pjesë e qeverisë së Republikës së Kosovës.
“‘Kurti me grupin e tij’ janë qeveri e Republikës së Kosovës, janë dhe do të jenë fitues të zgjedhjeve. Ti je president në rënie! Tashme njërën këmbë e ke në të kaluarën, sepse është duke perënduar koha e krimit në politikë!”, ka shkruar Zogiani në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)