Zogiani: Vetëvendosje duhet patjetër ta këtë MPB-në
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka bërë me dije se asnjë ministri brenda qeverisë nuk ka më shumë kompetenca në luftimin e korrupsionit se Ministria e Punëve të Brendshme.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Vetëvendosje duhet patjetër ta këtë MPB-në.
Postimi i plotë i Zogianit:
Qe prej fillimit Vetëvendosje! është angazhuar kundër korrupsionit, e për sundimin e ligjit.
Asnjë ministri brenda qeverisë nuk ka më shumë kompetenca e rol në këtë fushë sa Ministria e Punëve të Brendshme.
Ministria e Drejtësisë ka mundësi shumë të kufizuara për sa i përket luftimit të korrupsionit. Funksionet e saja nuk janë direkte, por nëpërmjet institucioneve të pavarura, gjë që kërkon kohë për të bërë një ndryshim.
Prandaj, Vetëvendosje! duhet patjetër ta këtë MPB-në!