Zogu që vrau pronarin do të dalë në ankand
26 prill 2019
| 17:00
Për shumicën e njerëzve një breshkë ose një peshk me ngjyra të ndezura konsiderohet një kafshë mjaft ekzotike.
Por në Florida, një zog gjigant me kokë blu, që vrau pronarin e tij të fundit, pritet që këtë të shtunë të dalë në ankand. Marvin Hajos ishte pronar i një grupi të madh kafshësh, nga papagalli, tek lemurët, në shtëpinë e tij në Gainesville.
Më 12 prill, 75-vjeçari ra në zonën ku qëndronin zogjtë e llojit kasapar dhe u sulmua nga të paktën një nga zogjtë e tij gjigantë, ku vdiq nga lëndimet.