Zola ose Lampardi, zëvendësues të Sarrit
12 shkurt 2019
| 12:42
Chelsea pësoi humbje të thellë nga Manchester City (6-0) dhe fajtor për këtë po shihet trajneri Maurizio Sarri.
Këtë javë londinezët humbën edhe vendin e katërt, i cili tashmë mbahet nga Manchester Unitedi. Për gjithë këto arsye mediet raportojnë se shkarkimi i Sarrit është çështje kohe. Nga raportimet e fundit, thuhet se Roman Abramovich po konsideron seriozisht shkarkimin e trajnerit italian dhe vënien në krye të ekipit të njërit prej dy legjendave të klubit, Gianfranco Zolan ose Frank Lampard.
Zola është për momentin ndihmësi i Sarrit. Gjithashtu, edhe Frank Lampardi shihet si kandidat potencial, por ish-mesfushori është për momentin në krye të Derbyt dhe marrëveshja mund të jetë disi e vështirë për t’u arritur.