Zona Ekonomike, Totaj takon biznesmenët
11 korrik 2024
| 16:08
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë sot në takimin publik për informimin e bizneseve rreth Zonës Ekonomike, që u organizua nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të hartimit të planit të hollësishëm rregullues “Parku i Biznesit”.
Siç njofton Komuna e Prizrenit, plani do të jetë në shqyrtim publik deri nesër, 12 korrik, në orën 16:00, me ç’rast të gjitha bizneset dhe qytetarët kanë mundësi t’i paraqesin kërkesat, propozimet dhe sugjerimet për mundësinë e riparcelimit të zonës.