Zonja e Parë e Shqipërisë zgjedh ngjyrën e Zonjave të Para | FOTO

24 korrik 2022 | 20:04

Zonja e Parë e vendit, Armanda Begaj në betimin e bashkëshortit të saj, Presidentit Bajram Begaj zgjodhi të kaltrën.

Me një fustan deri në fund të këmbëve, këpucë jo shumë të larta, Armanda Begaj u shfaq në pak sekonda teksa zbriti nga makina dhe hyri për në Kuvend me bashkëshortin e saj dhe dy djemtë, pak para betimit.

Ngjyra e kaltër është një ngjyrë e preferuar zakonisht nga Zonjat e Para në ditët e inaugurimit. Këtë ngjyrë ka zgjedhur si Melania Trump, ashtu edhe Brigitte Macron në Ditët e Betimit të bashkëshortëve të tyre.

Jackie Kennedy ka preferuar gjithashtu të kaltrën.

Kush është Armanda Begaj, zonjën e parë e Shqipërisë

Bajram Begaj betohet si Presidenti i ri i Shqipërisë.

Me mbërritjen e Begajt në Presidencë, vendi do të ketë edhe Zonjën e Parë, diçka e munguar gjatë mandatit të Ilir Metës, pasi bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Po kush do të jetë Zonja e Parë e Shqipërisë?

Ajo quhet Armanda Begaj, bashkëshortja e presidentit të zgjedhur.

Ka lindur në vitin 1968. Ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ndërsa së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Çifti Bajram dhe Armanda Begaj ka edhe dy djem.

Ndërsa sipas formularit të dekriminalizimit familja Begaj nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamet Hamiti nga LDK, ka komentuar publikimin e një videoja…