Zonja e parë e Ukrainës: Do të durojmë

25 nëntor 2022 | 08:53

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, i tha BBC-së se Ukraina do të përballojë këtë dimër që po vjen, pavarësisht të ftohtit dhe ndërprerjeve të energjisë të shkaktuara nga raketat ruse, dhe do të vazhdojë të luftojë sepse “pa fitore nuk mund të ketë paqe”.

“Ne kemi pasur kaq shumë sfida të tmerrshme, kemi parë kaq shumë viktima, aq shumë shkatërrime, saqë ndërprerjet e energjisë elektrike nuk janë gjëja më e keqe që na ndodh”, thotë Zelenska që citon një sondazh të fundit ku 90% e ukrainasve ishin shprehur se janë gati të jetonin pa energji për dy deri në tre vjet nëse mund të shihnin perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të gjithë ukrainasit do të bëhen më të fortë për shkak të kësaj lufte, parashikon stoikisht zonja e parë e Ukrainës.

“E dini, është e lehtë të vraposh një maratonë kur e di se sa kilometra ka”, thotë ajo. Në këtë rast, megjithatë, ukrainasit nuk e dinë distancën që duhet të vrapojnë. “Ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë,” thotë ajo. “Por ka disa emocione të reja që na ndihmojnë të mbahemi”.

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky dhe guraja e tij ishin të dashuruar prej shkollës së mesme. Ata vazhduan të punonin së bashku në një trupë humori dhe në një studio televizive, ai një aktor komik dhe ajo në prapaskenë, një skenariste. Kur ai kandidoi për president tre vjet më parë, ajo e bëri të qartë se kjo nuk ishte një jetë që ajo dëshironte. Por kjo luftë e ka vënë atë në qendër të vëmendjes, në një skenë globale.

Netët ku darkonin e gjithë familja tashmë janë të rralla. Olena me fëmijët e tyre, Oleksandra 18-vjeçare dhe Kyrylo 9-vjeç, ndiejnë mungesën.

“Unë jetoj e ndarë me fëmijët e mi dhe burri im jeton në punë”, shpjegon ajo. “Mbi të gjitha, na mungojnë gjërat e thjeshta – të ulemi, të mos shikojmë kohën, për aq kohë sa duam”.

Por jo vetëm jeta e tyre është përmbys, por edhe jeta e çdo ukrainasi. Nga inxhinierët tek balerinat që tani luftojnë në vijat e frontit, te rreth tetë milionë, kryesisht gra dhe fëmijë, të detyruar të ikin në jetë të reja përtej kufirit.

Duke shkelur me kujdes këtë fushë të minuar politike, zonja e parë është kategorike. “Ne të gjithë e kuptojmë se pa fitore, nuk do të ketë paqe. Do të ishte një paqe e rreme dhe nuk do të zgjaste shumë”.

Dhe çfarë do të thotë “fitore” për të? Ajo përgjigjet pa hezitim. “Një kthim në një jetë normale… ndonjëherë duket se kemi vendosur gjithçka në pauzë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faruk Domi Vitet e arta të futbollit të Kosovës padyshim…