‘Zonja e Parë’ e Ukrainës rezulton pozitive me COVID-19

12 qershor 2020 | 21:53

Bashkëshortja e presidentit të Ukrainës Olena Zelenska, ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të presidencës ukrainase, ‘Zonja e Parë’ është asimptomatike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Zelenska është duke qëndruar në shtëpi, e izoluar nga pjesëtarët e tjera të familjes.

Ndërkohë, Presidenti dhe fëmijët u testuan dhe rezultuan negativë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar…