![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/Untitled-3-600x360-1.png)
Zonja e parë e Ukrainës takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit
19 korrik 2022
| 07:58
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelensky, është takuar të hënën me sekretarin e shtetit, Antony Blinken. Ajo filloi një seri paraqitjesh të profilit të lartë në Uashington, që do të përfshijë një takim me homologen e saj amerikane Jill Biden.
Flamuri blu e verdhë ukrainas u valëvit së bashku me atë amerikan në Pensilvania Avenue ndërsa Zelensky po shkonte për vizitën e saj të parë të paralajmëruar në Shtetet e Bashkuara, në takimin me Blinken, raporton “Associated Press”.
Departamenti i Shtetit njoftoi dhe më pas anuloi një paraqitje të shkurtër të planifikuar nga Blinken dhe Zelensky përpara fotografëve. Udhëtimi tregon se Zelensky nuk po udhëton si përfaqësuese zyrtare e qeverisë së bashkëshortit të saj, presidentit Volodymyr Zelensky.