“Zoom”, aplikacioni më i shkarkuar
12 maj 2020
| 16:05
Rekord i ri për “Zoom”, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.
Sipas analistëve të Sensor Tower, në prill ishte aplikacioni më i shkarkuar në të gjithë botën, duke tejkaluar aplikacionin “TikTok”.
Ndër shënimet e reja, aplikacioni indian për gjurmimin e koronavirusit u rendit i shtati.
Shkarkimet e “Zoom” nga dyqanet e “App Store” për “iPhone” dhe “iPad” dhe “Google Play” për pajisjet Android preku 131 milionë, 60 herë më shumë sesa në prill 2019.
Pothuaj 18,2% e shkarkimeve gjithsej ndodhën në Indi, dhe 14,3% në ShBA.
“TikTok” kinez u rendit i dyti me 107 milion shkarkime (2.5 herë më shumë se një vit më parë), nga të cilat 22% në Indi dhe 9.4% në SHBA.