Zorc: Haalandi nuk do të largohet nga Dortmundi
22 prill 2021
| 12:16
Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc ka konfirmuar edhe një herë se Erling Haaland nuk do të largohet.
“Ne bëmë një deklaratë shumë të qartë për Haalandin. Vendimi nuk do të merret pa Borussia Dortmund. Pavarësisht se ku do të përfundojmë ne si klub, Erling do të vazhdojë të luajë për Dortmundin sezonin tjetër”, ka thënë Zorc.
Barcelona, Real Madrid dhe Chelsea janë vetëm disa nga klubet e interesuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit norvegjez.