Zorc: Sancho nuk dëshiroj të largohet nga Dortmundi
12 shtator 2019
| 18:25
Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka konfirmuar se është zhvilluar një takim në lidhje me shitjen e mundshme të Jadon Sancho te Manchester Unitedi, por vetë talenti anglez refuzoi largimin.
“Tani është një temë e nxehtë interesimi i Manchester Unitedit për Sanchon. Është e vërtetë, e kemi zhvilluar një takim. Unitedi ftoi konsulentin por, sipas asaj që unë di, këshilltari i tha klubit që, pa marrë parasysh sa para ata ofrojnë, ne nuk do ta lëmë të shkojë këtë verë. Edhe lojtari nuk kishte ndërmend ta ndërmerrte këtë hap këtë verë”, ka thënë Sancho, i cili realizoi dy gola në ndeshjen në mes të Anglisë dhe Kosovës.