Zotëria i Parë mbron Zonjën e Parë pasi zbriti nga “G-Class”-a
Gjatë ditës së djeshme presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është parë duke u vozitur me një veturë luksoze teksa po takohej me kryetarin e Vitisë. Ajo zbriti nga vetura e tipit Mercedes G-Class, e blinduar, e cila në treg ka çmim deri në 500 mijë euro.
Pas kësaj në media u raportua se si Osmani dikur si opozitare fliste për varfëri, ndërkohë sot si presidente ka ndryshuar situata.
Pas këtyre lajmeve ka reaguar edhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu.
Si zakonisht, i sulmoi mediet, duke thënë se “disa portale janë në gjendje që edhe një Golf 2 ta paraqesin si luksoz”.
Për më tepër, ai ka thënë se Osmani përdor veturën më të vjetër nga të gjithë bartësit e institucioneve qendrore dhe lokale.
“Disa portale janë të afta ta paraqesin edhe një Golf 2 si veturë luksoze, mjafton që në të të vozitet Presidentja. Por, faktet flasin ndryshe nga propaganda: Presidentja përdor veturën më të vjetër nga të gjithë bartësit e institucioneve qendrore dhe lokale në Kosovë. #Disinfo #FakeNews”, ka shkruar Sadriu.