“Zoti ju bekoftë”, Dervishaj falënderon gjithsecilin për besimin dhe mbështetjen

21 janar 2025 | 18:45

Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se është i bindur dhe i vendosur që do të sjell ndryshime pozitive për qytetarët e Kosovës.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka falënderuar të gjithë për besimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë atij në këto zgjedhje.

“Me shumë optimizëm dhe përkushtim, si kandidat për deputet nga diaspora me numrin 77, jam i vendosur të sjell ndryshime pozitive dhe mundësi më të mira për qytetarët tanë! Faleminderit nga zemra gjithësecilit nga ju për besimin dhe mbështetjen. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Dervishaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për deputet, me numër 8,…