“Zoti m’u shfaq në Paris”, Kanye West habit me deklaratën e pazakontë

21 korrik 2020 | 11:14

Kanye West ka thënë se do ta pranonte nëse e shoqja vendos ta divorcojë për shkak të pretendimeve të tij në tubimin e vet të parë elektoral në Karolinën e Jugut.

Gjatë fjalimit të tij të çuditshëm, reperi i njohur ka thënë se ai dhe bashkëshortja Kim Kardashian e kishin diskutuar abortin e vajzës së tyre North, sot 7 vjeçe.

West është shprehur se çifti po vuante shumë në vitin 2013 për marrjen e një vendimi për të pasur ose jo një fëmijë, kur Zoti, siç ka theksuar, i është shfaqur atij në Paris.

“Unë për pak sa nuk vrava vajzën time”, ka thënë reperi përpara turmës së njerëzve të mbledhur për ta dëgjuar. Ai ka theksuar se Kimi kishte pilulën në dorë, kur ekrani i laptopit të tij ishte bërë i zi e pastaj i bardhë. Dhe, sipas tij, Zoti i kishte thënë: “Nëse ti tallesh me vizionin tim, unë tallem me tëndin!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner do të bëhen prindër…