“Zoti na bekoi me një vajzë”, Arbër Hajdari bëhet baba
11 janar 2024
| 17:26
Personazhi i njohur për publikun Arbër Hajdari, ka konfirmuar se ai dhe partnerja e tij, Vlera Devolli janë bërë prindër për herë të parë.
Ka qenë vet Hajdari ai që ka konfirmuar këtë lajm të bukur për të gjithë ndjekësit e tij në Instagram, përmes një postimi, ku shihet së bashku me të bijën e sapo ardhur në jetë.
“Të dashur miq! Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë. Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkruan Arbri bashkangjitur fotografisë teksa mban në krahë vogëlushen.