Zotimi i dytë i Bedri Hamzës: Rritje 50% e pagave për shërbyesit civilë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe masat që do t’i marrë në kuadër të Zotimit të Dytë të tij.
Ai ka thënë se në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje, sipas tij, garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civilë dhe është shpërblim i duhur për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve. Hamza tha se nuk do të tatohet asnjë pagë nën 400 euro.
Në zotimin e dytë, ai ka premtuar rritje të pagave dhe pensioneve.
“50% rritje të pagave në sektorin publik. 70% rritje të pensionit bazik. Rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët”, ka shkruar Hamza.
https://www.facebook.com/reel/618969804134705