ZPS-ja kërkon që Thaçit, Veselit dhe Selimit t’i pezullohen të gjitha vizitat dhe komunikimet

23 nëntor 2023 | 13:19

Zyra e Prokurorit të Specializuar (Zka kërkuar që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit t’i pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet përpos me avokatët e tyre, por lë mundësinë e lejimit vetëm për një listë të ngushtë personash të cilët duhet të aprovohen paraprakisht nga trupi gjykues.

ZPS-ja ka thënë që ata tre kanë bërë shkelje duke zbuluar identitetet e dëshmitarëve të mbrojtur dhe duke ua shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale personave që i kanë vizituar në Qendrën e Paraburgimit.

Kjo prokurori ka thënë që hetimet e saj kanë zbuluar që po ashtu ka pasur përpjekje të mëtutjeshme për t’i udhëzuar dëshmitarët se si të dëshmojnë.

Prokuroria me këtë rast ka kërkuar që tre të akuzuarve t’u pezullohen të gjitha komunikimet, ato virtuale si dhe vizitat fizike, dhe që një gjë e tillë të jetë në fuqi deri në një vendim të trupit gjykues.

ZPS-ja ka urdhëruar që ata të monitorohen në mënyrë aktive në të gjitha komunikimet e joprivilegjuara dhe që ato të dhëna të ruhen deri në fund të gjykimit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi i njohur kosovar, pronari i “MEKA-s”, Burim Piraj ka…