ZPS-ja konfirmon se po kryen operacione gjatë hetimeve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë

05 dhjetor 2024 | 11:14

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, ka njoftuar Specialja.

Gjykata Speciale ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj si dhe vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, Fadil Fazliun. Po ashtu është raportuar se janë arrestuar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës” ka mbajtur konferencën e 9-të…