ZPS-ja me kërkesë për vazhdimin e paraburgimit të Isni Kilajt, vendimi merret të hënën
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dje ka paraqitur kërkesën për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Isni Kilajt i cili është arrestuar më 2 nëntor, mirëpo vendimi për këtë kërkesë do të merret të hënën më 6 nëntor.
Kjo është bërë me dije nga gjyqtari i vetëm në këtë çështje, Nicolas Guillou i cili i urdhëroi mbrojtjen e Isni Kilajt dhe ZPS-në për t’i dorëzuar parashtrimet e veta.
“Pasi dëgjova palët dhe duke marrë parasysh kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit që u paraqit dje në 3 nëntor përreth orës 10:00 e quaj të përshtatshme të miratoj kërkesën e mbrojtjes për bërë parashtrime me shkrim lidhur me këtë kërkesë përpara se të jep vendimin tim, prandaj e urdhëroj mbrojtjen e z.Kilaj të parashtroj parashtrimet e veta me shkrim, sot 4 nëntor deri në orën 8 dhe ZPS t’i kundërpërgjigjet nesër deri në orën 2. Të hënën në orën 10:00, 6 nëntor do të nxjerrë vendimin tim”, tha gjyqtari Guillou, shkruan Betimi për Drejtësi.