ZPS-ja përfundon fjalën hyrëse në rastin e liderëve të UÇK-së, nesër radhën e ka mbrojtja e Thaçit
03 prill 2023
| 16:33
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Gjykatën Speciale në Hagë ka përfunduar fjalën hyrëse me rastin e nisjes së procesit gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së.
Në fjalën hyrëse, prokurorët janë munduar ta arsyetojnë aktakuzën e tyre kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ndërsa nesër (e martë) në orën 9:00, mbrojtja e Hashim Thaçit do ta paraqes fjalën hyrëse në këtë proces gjyqësor, për ta vazhduar me mbrojtjen e Veselit, Selimit dhe Krasniqit.