ZRrE: 53 milionë euro paguan qytetarët për veriun
26 dhjetor 2017
| 12:15
Tani edhe zyrtarisht dihet shuma sa kanë paguar kosovarët për rrymën e shpenzuar në veri të vendit. Sipas Arsim Janoves, anëtar i Bordit në ZRrE, bëhet fjalë për plot 53 milionë euro.
Kjo përfshin periudhën prej vitit 2011 e deri më tani. “Shifrat janë mesatare 8 milionë euro vjetore për pjesën veriore dhe sillet 4,5-5 për qind sepse ndryshon nga viti në vit varësisht prej furnizimit. Ky ishte vetëm një njoftim dhe ashtu e keni në rendin e ditës, mirëpo, ne kemi sjellë edhe raporte në të kaluarën të cilat janë të detajuara. Prej vitit 2011 deri tani janë paguar për veriun 53 milionë euro”, ka thënë Janova, shkruan Gazeta “Fjala”.