ZRrE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind

16 prill 2025 | 09:52

Në mbledhjen e sotme të ZRRE-së është aprovuar shtrenjtimi i rrymës prej 16.1 përqind.

Kjo ka qenë mbledhja e katërt me radhë e bordit, ku edhe është bërë aprovimi i tarifave të shtrenjtuara.

Kësisoj nga 1 maji i këtij viti qytetarët do të paguajnë rrymën me shtrenjtim prej 16.1%.

Caktimi i tarifave për 2025-2026  u bë pasi që më 11.04.2025 ZRRE vendosi që qytetarët e Kosovës të paguajnë rreth 16% më shtrenjtë energjinë elektrike të cilën e shpenzojnë. ZRrE ka bërë me dije se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Një protestë u mbajt po atë ditë për ta kundërshtuar këtë vendim, derisa janë paralajmëruar edhe të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) ka reaguar në lidhje me…