ZRRE-ja: Hyrja e zyrtarëve të PSD-së në zyre, metodë e dhunshme

14 shkurt 2022 | 15:02

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka reaguar pas aksionit të PSD-së që ka mbajtur të hënën në zyrat e këtij institucioni.

Përmes një njoftimi për medie, ZRRE-ja ka bërë me dije se hyrja e aktivistëve të kësaj partie në këtë institucion ka qenë me metoda të dhunshme dhe në mënyrë të paprecedentë.

“Me metoda të dhunshme dhe në mënyrë të paprecedentë, anëtarë të partisë politike PSD kanë hyrë sot në hapësirat e punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke i pamundësuar punën stafit të ZRRE. Të gjitha vendimet e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji janë të publikuara në faqen elektronike të ZRRE-së. Vendimet e Bordit, pas marrjes së tyre, revidohen dhe draftohen ligjërisht nga departamentet e ZRRE-së dhe bëhen publike pas integrimit të të gjithë komenteve të anëtarëve të Bordit. Ky është proces i rregullt dhe ZRRE pret ta publikojë draftin gjatë kësaj jave. Komunikata për media dhe përgjigjet ndaj komenteve të palëve të interesit tashmë janë publikuar”, ka njoftuar ZRRE-ja.

Ky institucion ka ftuar partitë politike të përmbahen nga tendencat për të përfituar politikisht duke dhunuar e penguar punën e ZRRE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Francesco Flachi, ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Sampdorias, i është kthyer…